DASHI
Ka mundësi qe jeta juaj ne çift te jete mjaft e tensionuar sot. Plutoni do ju nxite te thoni edhe gjera shume te gabuara për te cilat mund te pendoheni shpejt. Beqaret do kenë një takim shume te rëndësishëm, i cili do mund t’ua ndryshoje jetën njëherë e përgjithmonë. Ne planin financiar gjendja do jete e kënaqshme, megjithatë kjo nuk do te thotë qe ju te filloni te shpenzoni pa mbarim.
DEMI
Ju te dashuruarit duhet te përfitoni sa me shume nga kjo dite kaq e bukur për te folur me partnerin edhe për disa tema delikate. Marrëdhënia juaj me partnerin vetëm ashtu mund te forcohet. Beqaret nga ana tjetër di realizojnë disa takime interesante, por jo me shume perspektive. Buxheti do jete me i kënaqshëm se me pare dhe do jeni ende te logjikshëm me shpenzimet.
BINJAKET
Do keni shume dëshirë për me tepër pavarësi gjate kësaj dite dhe do gjeni mënyra nga me te ndryshmet për t’ia kërkuar partnerit. Ai ne fakt do jete me humor te shkëlqyer dhe do dije t’iu përkëdhelë. Beqareve do iu jepen plot mundësi për te takuar persona interesante, por nuk do ndihen shume gati. Ne planin financiar duhet te bëni akoma me shume kujdes sepse gjendja do jete delikate.
GAFORRJA
Ju te dashuruarit mund te keni konkurrence shume te forte gjate kësaj dite kështu qe duhet t’i përkushtoheni me tepër partnerit. Mos e lini pas dore dhe tolerojeni më shumë se zakonisht. Kujdes edhe me xhelozinë. Beqaret le t’i marrin gjerat shtruar dhe ashtu kane për te krijuar jetën qe kane ëndërruar. Për financat Merkuri do sjelle fat dhe gjendja do jete e shkëlqyer.
LUANI
Nëse nuk doni ta humbisni partnerin tuaj gjate kësaj dite, mirë është të respektoni lirinë dhe pavarësinë e tij. Po e ndrydhet shume ai do shkoje tek dikush tjetër. Beqaret nuk duhet te kërkojnë me ngulm fillimin e një lidhjeje me një person qe pëlqejnë sepse gjerat e nxituara nuk janë te mira. Buxheti do jete goxha i qëndrueshëm dhe te paktën ne këtë sektor do jeni te qete.
VIRGJERESHA
Nëse keni për t'i kërkuar diçka te madhe partnerit tuaj sot, bëjeni këtë me takt dhe diplomaci sepse ne fund keni për t'ua arritur qëllimit. Beqaret mire është te presin edhe pak dite para se te hedhin hapa ne mënyrë qe te mos përballen me pas me zhgënjime. Situata financiare do përmirësohet me shume nga sa e kishit menduar. Kjo do favorizoje edhe disa shpenzime me tepër.
PESHORJA
Venusi do ju ndihmoje te zgjidhni disa nga problemet me te mëdha te jetës tuaj ne çift kështu qe buzëqeshja dhe emocionet do ju rikthehen serish. Beqaret do jene te gatshëm për aventura te njëpasnjëshme dhe përherë do përjetojnë kënaqësi. Ne planin financiar do keni fat me shumice. Jo vetëm qe gjendja do përmirësohet, por do mund te hiqni edhe para mënjanë për te siguruar te ardhmen.
AKREPI
Fale gjesteve dhe përkudjesit, jeta juaj ne çift do jete edhe me e bukur sot. Do e dashuroni me më shume pasion atë qe keni ne krah dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret nuk do ndihen ende gati te hedhin hapa edhe pse ftesat qe do marrin do jene te njëpasnjëshme. Buxheti nuk do jete i keq kështu qe po shpenzuat me maturi nuk do keni tronditje.
SHIGJETARI
Jeta juaj ne çift do përmirësohet akoma me shume gjate kësaj dite. Do jeni me te lirshëm dhe do i shprehni pafundësisht ndjenjat. Beqaret do përkëdhelen pafundësisht nga yjet dhe do arrijnë ta gjejnë personi qe kane ëndërruar prej kohesh. Sektori i financave do filloje te stabilizohet edhe me shpejt nga sa e kishit parashikuar. Tashme mund te bëni edhe ndonjë investim.
BRICJAPI
Ne krahët e partnerit do ndiheni si mbi re sot. Ai do mundohet t'ua plotësojë te gjitha dëshirat ne mënyrë qe te ndiheni sa me mire te jete e mundur. Beqaret nuk do mendohen dy here për te hedhur hapa. Edhe sikur ta done se lidhja nuk do ju zgjasë shume ata serish do guxojnë. Ne planin financiar Neptuni do ndikoje negativisht dhe do sjelle vështirësi e probleme te njëpasnjëshme.
UJORI
Jeta juaj ne çift do jete shume e trazuar sot. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë qe keni ne krah dhe debatet kane për te qene gjithmonë te vazhdueshme. Beqaret duhet te pranojnë ftesa sa me shume, por kurrsesi nuk duhet te hedhin hapa te pamenduara mire. Çdo gabim i vogël sot do sjelle probleme te renda nesër. Buxhetin vështirë se do e menaxhoni ashtu si do dëshironi dhe situata nuk do jete e qëndrueshme.
PESHQIT
Te dashuruarit do kenë një dite shume rutine sot dhe për pasoje nuk do përjetojnë asnjë emocion pozitiv. Shpesh do ndihen si te burgosur dhe do mërziten. Beqaret duhet te joshin me finese dhe delikatese sepse vetëm ashtu do e arrijnë qëllimin. Ne planin financiar do bëni mire ta shtrëngoni rripin nëse nuk doni te keni probleme akoma me serioze ne te ardhmen.