Horoskopi për datën 17 janar 2017.
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot 

Horoskopi për datën 17 janar 2017.<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot 
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni se si parashikohet të jetë dita juaj.

Dashi
Ditë mjaft e ngrohtë ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Me partnerin do kaloni vetëm momente të bukura dhe do doni të mos shkëputeni për asnjë çast prej tij. Beqarët do kenë një tërheqje të madhe për personat më të mëdhenj se vetja dhe ka mundësi të shoqërohen me ta. Buxheti do jetë i mirë, por kjo nuk do të thotë se jeni pasuruar aq shume saqë të shpenzoni me sy mbyllur.
 
Demi
Sot do kaloni momente mjaft të lumtura ju të dashuruarit dhe do ndiheni me të plotësuar se asnjëherë më parë. Nëse keni kohë që mendoni të flisni për tema delikate bëjeni sot sepse është momenti i përshtatshëm. Beqarët do jenë të zotët me fjalët dhe kjo do bëjë që të tërheqin pas vetes shumë persona. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri.
 
Binjakët
Falë ndikimit pozitiv të Venusit do kaloni një ditë mjaft të qetë sot ju të dashuruarit. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje me njeri-tjetrin, përkundrazi edhe ato të kaluarat do i lini pas krahëve. Beqarët do bien koke e këmbë në dashuri me një person dhe do ja bëjnë të ditur atij këtë gjë pa pasur droje. Financat do dini si t'i organizoni gjatë gjithë kohës kështu që gjendja do mbetet e mirë.
 
Gaforrja
Sot do futeni në një etapë të re shumë më të bukur ju të dashuruarit. Do flisni hapur për çdo gjë me partnerin, do i zgjidhni problemet e së shkuarës dhe do filloni të bëni plane afatgjata për të ardhmen. Beqaret do kenë disa konflikte dhe mosmarrëveshje në punë prandaj nuk do e kenë mendjen tek dashuria. Në planin financiar nuk duhet kurrsesi të ndërmerrni rreziqe sepse gjendja nuk do jetë e qëndrueshme.
 
Luani
Ditë mjaft e turbullt do jetë kjo për të dashuruarit. Nuk do keni një marrëdhënie të qetë dhe gjatë gjithë kohës do konfliktoheni edhe për gjera elementare. Beqarët më mirë të mos tentojnë të fillojnë një lidhje sot sepse yjet nuk do ndikojnë pozitivisht dhe mund të hedhin hapa të gabuara. Në planin financiar do keni gjatë gjithë kohës mbështetjen e yjeve dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.
 
Virgjëresha
Dita e sotme nuk do jetë plotësisht e qetë për ata që janë në një lidhje. Në shumë momente keni për të pasur edhe debate të zjarrta me atë që keni në krah. Beqarët do ndihen mirë ashtu si janë pasi ndihen të lirë dhe mund të bëjnë atë që dëshirojnë. Këto janë arsyet pse ata ende nuk do preferojnë të kërkojnë dikë për ta pasur në krah. Financat do jenë goxha të mira.
 
Peshorja
Dita e sotme ka për të qenë shumë normale për juve që jeni ne një lidhje. Bëni atë që do ndieni pa menduar për të ardhmen e largët. Beqarët ka gjasa të kenë dashuri me shikim të parë dhe e ardhmja do ju ndryshoje rrënjësisht. Gjithçka do ecë ashtu si ata e kenë ëndërruar. Në planin financiar mundohuni të mos bëni asnjë lloj çmendurie sepse atëherë kur nuk e prisni situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit.
 
Akrepi
Sot do ngrini shumë pikëpyetje për të ardhmen ju të dashuruarit dhe nuk do jeni më të sigurt nëse do doni ta vazhdoni me tej apo jo lidhjen që keni nisur. Beqarët do takohen rastësisht me disa persona për të cilët kanë pasur simpati para shumë vitesh dhe do rindizen sërish shkëndijat. Me financat do jeni tej mase të kujdesshëm dhe nuk do keni asnjë problem.
 
Shigjetari
Nëse jeni në një lidhje, duhet patjetër të jeni më tolerantë me partnerin tuaj sot sepse vetëm kështu do mund të ruani një klime harmonike. Beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për ta ndryshuar statusin, pasi nuk është e sigurt nëse jeta do ju ndryshoje për mireë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mire të mundshme dhe mund t'iu duhet të merrni borxhe për t'ia dalë mbanë.
 
Bricjapi
Nëse jeni në një lidhje do ju duhet thjesht të silleni mirë me partnerin dhe ai do ju mbajë në pëllëmbë të dorës. Po u treguat kokëfortë dhe po kërkuat në çdo moment që të dalë e juaja mund të keni probleme. Beqarëve do ju ndodhe diçka e magjishme atëherë kur ata me pak do e presin. Në planin financiar çdo gjë ka për të shkuar mirë dhe nuk do keni asnjë problem.
 
Ujori
Në krahët e partnerit tuaj sot do ndiheni si nëpër ëndrra. Çdo gjë që keni dashur do ju plotësohet dhe emocionet do jenë tejet të forta. Beqarët më mirë le të presin edhe pak kohë sepse mund të dalin mundësi më të mira sesa ato që ekzistojnë sot. Me buxhetin duhet të merrni pak më tepër në mënyrë që gjendja të vazhdoje të jetë e mirë.
 
Peshqit
Juve që jeni në një lidhje mundohuni të mos nxitoheni për asgjë sot sepse situata mund t'iu dalë plotësisht jashtë kontrollit. Qëndroni gjithë kohës me këmbë në tokë. Beqarët më mirë t'ia lënë gjërat kohës dhe të mos hedhin hapa të nxituara. Shumë shpejt do vijë edhe dita e tyre më me fat. Buxhetin do e mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do ju ndodhë asgjë e keqe në këtë plan.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

‘Metamorfoza’, SPAK përfundon hetimet për biznesmenin Pëllumb Gjoka, akuzohet për vrasje! Dërgon për gjykim dhe 6 të tjerë, pjesë e grupit kriminal

‘Metamorfoza’, SPAK përfundon hetimet për biznesmenin Pëllumb Gjoka, akuzohet për vrasje! Dërgon për gjykim dhe 6 të tjerë, pjesë e grupit kriminal