Horoskopi për datën 15 janar 2017
çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 15 janar 2017<br />çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi ditor për ditën e dielë, 15 janar 2017. Çfarë parashikojnë yjet për ju gjatë ditës së sotme. 

DASHI
Jeta juaj në çift do ju sjellë vetëm momente të lumtura e të gëzuara sot. Me partnerin nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshje. Beqareët do jenë më të gatshëm për të bërë edhe sakrifica vetëm që të arrijnë ta bëjnë për vete personin e ëndrrave. Me financat nuk do i keni punët shumë mirë dhe në disa momente do gjendeni edhe në vështirësi.

DEMI
Sot do bëni çdo gjë që ta përmirësoni jetën tuaj në çift ju të dashuruarit. Do toleroni edhe më tepër dhe do flisni hapur me atë që keni në krah. Beqarët më në fund do shijojnë dashurinë e vërtetë dhe zemra do iu rrahë pa pushim. Me menaxhimin e buxhetit do merreni akoma më shumë se kohët e fundit dhe situata do përmirësohet në mënyrë te ndjeshme.

BINJAKËT
Ditë mjaft romantike dhe e veçanteë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Mes jush dhe partnerit do ketë një bashkëpunim për t'u adhuruar. Beqarët duhet të jenë me shprehës dhe duhet ta heqin turpin. Vetëm në këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë statusin e tyre. Financat do jenë të shkëlqyera kështu që përgatituni për të bërë investimet e menduara prej kohësh.

GAFORRJA
Nëse doni që të kaloni çaste të vlefshme me partnerin tuaj gjatëe kësaj dite, mundohuni t'i vini kapak së shkuarës dhe të mendoni vetëm për të ardhmen. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të pasur njohje të reja dhe do humbasin kështu mundësi të shkëlqyera. Me shpenzimet bëni sa më shumë kujdes. Po i shpenzuat të gjitha paratë tani nuk do dini çfarë të bëni më vonë.

LUANI
Sot do ju duket vetja sikur jeni nëpër ëndrra ju të dashuruarve. Do mahniteni nga mënyra sesi do iu trajtojë partneri dhe nuk keni asgjë për çfarë të ankoheni. Beqarët nuk duhet të ndërmarrin rreziqe të mëdha vetëm për ta ndryshuar statusin sepse nuk do ia vlejë. Financat do jenë tej mase të trazuara kështu që duhet bërë me kujdes çdo lloj lëvizjeje në këtë sektor.

VIRGJËRESHA
Ditë shumë e mërzitshme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Rutina do ju pushtojë gjithë kohës dhe në disa momente do iu duket sikur mezi merrni frymë. Beqarët do argëtohen gjithë kohës me miq dhe të njohur dhe nuk do e kenë mendjen për të kërkuar princin e kaltër. Financat do i keni më tepër nën kujdes dhe gjendja do fillojë të ketë disa përmirësime të vogla.

PESHORJA
Ditë plotësisht rutinë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do mërziteni tej mase dhe mezi do e shtyni çdo moment. Beqarët do jenë gjithë kohës në lëvizje për shkak të punës dhe ka mundësi të realizojnë takime interesante. Nuk duhet teë lënë asnjë mundësi t'iu ikë nga duart. Buxhetin duhet ta riorganizoni me kujdes. Vetëm në këtë mënyrë situata do stabilizohet.

AKREPI
Sot është momenti ideal për t'u afruar sa më shumë me partnerin tuaj. Po nuk e bëtë këtë gjë do pendoheni tej mase më vonë. Beqarët do dinë si ta bëjnë për vete dike që pëlqejnë dhe shumë gjera kanë për të ndryshuar rrënjësisht në jetën e tyre. Financat nuk do i mbani dot të stabilizuara sepse dëshira juaj për të kryer shpenzime gjithë kohës do jetë e papërmbajtshme.

SHIGJETARI
Mundohuni të tregoheni sa me realiste sot ju të dashuruarit dhe mos e idealizoni shumë atë që keni në krah. Në këtë mënyrë nuk do përballeni as me zhgënjime. Beqarët do kenë disa takime, por asnjë nga personat nuk do iu pëlqejë aq shumë sa për të filluar një lidhje me ta. financat nuk do jenë të këqija, por rekomandohet të mos jepni para hua sepse shumë shpejt do ju nevojiten më tepër për vete.

BRICJAPI
Dita e sotme do jetë e veçante dhe aspak problematike për ata që janë në një lidhje. Çdo gjë ka për teë ecur ashtu si ata e kanë ëndërruar gjithmonë. Beqarët duhet të bëjnë kujdes me çdo hap qe do hedhin pasi jo të gjithë personat janë ashtu si duken. Buxhetin do e keni më tepër nën kujdes dhe do mundoheni ta riorganizoni në mënyrën e duhur. Situata do përmirësohet goxha.

UJORI
Kujdes me xhelozinë e tepruar sot ju të dashuruarit sepse situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit dhe do keni probleme serioze më pas. Beqarët do jenë të hallakatur dhe nuk do e kenë aspak mendjen për të filluar një lidhje. Financat do arrini jo vetëm t'i stabilizoni, por edhe do i përmirësoni ndjeshëm. Shfrytëzojeni rastin për të shlyer borxhet dhe për të hequr disa para mënjanë.

PESHQIT
Jeta juaj në çift do përballet me sfida goxha të forta sot dhe do merren vendime vërtetë të rëndësishme. Përgatituni për gjithçka që mund të ndodhë. Beqarët nuk do lodhen aspak për ta gjetur personin e tyre të duhur sepse ai do jetë më pranë nga sa ata e kanë menduar. Hëna do ofrojë mundësinë që financat të përmirësohen gjithnjë e më shumë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare