Horoskopi për datën 16 janar 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot 

Horoskopi për datën 16 janar 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot 
Horoskopi për ditën e sotme.

Dashi
Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e qetë  gjatë kësaj dite dhe zënkat me partnerin do jenë të shpeshta. E mira do jetë të uleni dhe të flisni për disa minuta qetësisht. Vetëm kështu do sqaroheni. Beqarët do kenë një dite tejet intensive dhe të mbushur me takime. Financat mbajini të stabilizuara sa më shumë sepse shume shpejt do keni nevoje për shuma më të mëdha.

Demi
Yjet do sjellin vetëm kënaqësi dhe emocione sot për juve që jeni në një lidhje. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe nuk do doni të keni asnjë ndryshim. Beqarët do kenë veçse disa flirtime me dikë, asgjë më tepër sesa kaq. Do ju duhet të presin ende disa kohe për ndryshimet e ëndërruara. Në planin financiar do i keni idetë shumë të qarta për hapat që duhet te hidhni.
 
Binjakët
Sot do gjeni argumente të forta ju të dashuruarit që partneri të mos ju kritikojë për asgjë. Nga ana tjetër do mundoheni ta dashuroni atë më më shume pasion dhe do e përkëdhelni gjithë kohës. Beqarët do bëjnë mire të mos krijojnë iluzione te mëdha sepse mund të zhgënjehen. Financat kanë për të qenë tej mase tëtrazuara kështu që ulni në minimum shpenzimet.
 
Gaforrja
Falë ndikimit mjaft pozitiv të Venusit, jeta juaj në çift do jetë e mbushur me momente të bukura sot. Do i shprehni ndjenjat edhe në publik dhe asgjë tjetër nuk do ketë rëndësi përveç lidhjes me partnerin. Beqarët më shumë gjasë do kenë disa takime të veçanta të cilat nuk do i lënë t'iu ikin nga duart. Për të përmirësuar financat nuk duhet të luani lotari sepse do pendoheni përgjithmonë.
 
Luani
Sot do bini dakord për çdo gjë me partnerin tuaj dhe do jeni gati të bëni çmenduri vetëm që jeta juaj të ketë ndryshime dhe rutina të marre fund. Beqarët nuk do kenë aspak dëshirë të bëjnë ndryshime në jetën e tyre sentimentale dhe do preferojnë që gjithë kohën e lire ta kalojnë me familjaret. Për fat të mirë gjendja e financave do këtë disa përmirësime.
 
Virgjëresha
Dite mjaft premtuese ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Shumë gjëra kanë për të qenë ndryshe sot dhe përgjithmonë. Beqaret do kenë takime, por do hezitojnë të hedhin hapa. Duke pritur gjatë ka rrezik që të humbasin mundësi të shkëlqyera. Financat do jenë goxha problematike. Kërkoni sa më parë ndihmë nga të afërmit sepse përndryshe nuk do ja dilni dot.
 
Peshorja
Ju të dashuruarit do jeni tej mase aktive gjatë kësaj dite dhe asgjë nuk ka për t'iu munguar. Mundohuni ta shfrytëzoni ditën në maksimum sepse të tilla nuk përsëriten shpesh. Beqarët nuk duhet të reshtin asnjë moment se e kërkuari dashurinë sepse është e sigurtë që në një moment ajo do shfaqet. Buxheti do vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm. Kujdes me çdo lloj shpenzimi, përveç gjërave të nevojshme.
 
Akrepi
Jeta juaj në çift do jetë e gjithë kohës e mbrojtur nga yjet sot. Do flisni me ëmbëlsi, do përkëdheleni dhe do dashuroheni si asnjëherë më parë me atë që keni në krah. Beqarët do ndihmohen tej mase nga Venusi dhe të gjitha ëndrrat që kanë thurur deri më sot do mund të bëhen realitet. Financat do jenë tejet të mira kështu që nuk do ju duhet ta shtrëngoni shumë rripin e shpenzimeve.
 
Shigjetari
Pas një periudhe të begatë, sot gjërat nuk do ecin shumë mirë mes jush dhe atij që keni në krah. Nuk do bini dakord për asnjë me njeri-tjetrin dhe here pas here do e ngrini zërin më shume sesa duhet. Beqarët duhet të mendojnë edhe për të ardhmen para se të bëjnë zgjedhje pasi në të kundërt mund të pendohen. Gjendja financiare do jetë e qëndrueshme, por jo aq sa për të shpenzuar pa berë llogari.
 
Bricjapi
Ditë mjaft e bukur do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do emocionoheni nga fjalët e ngrohta dhe surprizat që do ju përgatisë partneri herë pas here. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të bërë ndryshimet e mëdha në jetën sentimentale kështu që do kenë një dite rutine. Buxheti do kërkojë një riorganizim. Për këtë gjë duhet t'iu besoni vetëm miqve te afërt.
 
Ujori
Kjo do jetë një ditë emocionuese për juve që jeni në një lidhje. Do i zgjidhni që në mëngjes problemet që keni pasur me partnerin dhe do mendoni. Beqarët do realizojnë një takim fantastik i cili do ua ndryshojë jetën rrënjësisht. Ai mund të ketë një profesion të bukur dhe human. Për financat gjithashtu do jetë dite e mirë. Mund të bëni edhe ndonjë investim me tepër.
 
Peshqit
Për çiftet kjo do jetë një dite normale dhe pa ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Merrini gjërat si t'iu vijnë dhe mos mendoni shumë për të ardhmen. Beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe për lidhje pa të ardhme. Le të përfitojnë nëse i preferojnë ato ose le te presin edhe pak nëse duan histori serioze. Financat për fat të mirë do fillojnë të normalizohen disi. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës