Dashi
Gjatë të shtunës shumë prej jush do të zbuloni ndjenjat tuaja, do të keni më shumë energji për sferën e dashurisë, e cila mungoi plotësisht pesë ditët e kaluara. E shtunë plot surpriza dhe emocione në sferën sentimentale.
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Mos mendoni më për të shkuarën. Në këto ditë shkurti ndiheni pak i pakënaqur, faji i një problemi të vogël. Edhe ata që po përjetojnë një fazë pozitive mund të mendojnë se duan t'i përkushtohen më shumë familjes dhe të qëndrojnë më shumë në shtëpi.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Për Binjakët ju pritet një rënie e humorit, keni shumë angazhime dhe mendime. Të shtunën diçka mund të mos ju shkojë mirë. Periudha e veçantë për ata që kanë pasur vështirësi në punë. Do të ndiheni të nervozuar. Përpiquni t'i shikoni gjërat me këndvështrimin e duhur.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
E shtuna do të jetë me ndryshime përsa i përket dashurisë. Ata që nuk janë të dashuruar së shpejti mund të jenë dhe ata që janë të dashuruar mund të përjetojnë sërish momente pasioni. Do të jetë ditë e dobishme për ata që kanë pasur probleme në punë.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Disa prej jush mund të dëshirojnë të jenë vetëm për të mos pasur shoqëri të keqe. Zemrat e vetmuara nuk kanë ndërmend të bien në dashuri, por deri në fund të muajit dikush mund të ndryshojë mendje.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
E shtunë dërrmuese për shumë prej jush. Dikush do të jetë i shqetësuar ose do të dëshirojë të nisë një grindje. Nëse jeni në një krizë dashurie, gjatë të shtunës përpiquni të jeni të duruar dhe të prisni që gjithçka të rregullohet vetë. Ju mund të jeni të bindur për diçka, por partneri juaj nuk është.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Nëse duhet të diskutoni çështje të rëndësishme me një pjesëtar të familjes është më mirë të bisedoni dhe të zgjidhni gjithçka sa më shpejt të jetë e mundur. Kënaqësi të mëdha po vijnë nga fundi i shkurtit. Në përgjithësi ky muaj do t'ju bëjë të rifitoni besimin tek vetja dhe tek aftësitë tuaja.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Jeni një referencë e mirë për ata që ju rrethojnë. Shumë prej jush janë të fortë por problemet dhe angazhimet që keni janë të shumta dhe priren t'ju mërzitin edhe nëse keni gjithë energjinë për t'i përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Për sa i përket dashurisë, mund të përjetoni diçka të bukur. Surprizat po vijnë.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Ditë zhgënjyese por mundohuni me optimizëm t'i rregulloni marrëdhëniet shoqërore. Të shtunën jini të kujdesshëm në marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Prej disa kohësh keni qenë tepër të vrullshëm dhe të gatshëm për të debatuar me të gjithë por këtë të shtunë keni shumë kujdes.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
E shtunë interesante për ju. Ata që kishin përjetuar një periudhë krize në punë, tani do të jenë më të bindur për atë që bëjnë. Kushdo që ka ndërprerë marrëdhënien e punës së shpejti do të mund të ketë diçka të re. Lajm i mirë edhe në dashuri, dikush mund të gjejë një histori të rëndësishme ose në çdo rast të përjetoj disa pasione të bukura.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Ata që kanë biznesin e tyre nuk do të duhet të izolohen. Fundjava ka shpërblime të rëndësishme për të gjithë ju. Por mbani në mend se është ende një kohë e ndjeshme për para apo çështje ligjore. Takimet janë të favorizuara këtë të shtunë.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Ditën e shtunë do të jeni më të disponueshëm ju dhe ata që ju rrethojnë dhe në përgjithësi edhe më optimistë. Prej disa kohësh e keni dashur edhe më shumë njëri-tjetrin. Vazhdoni kështu!