Horoskopi/ Plutoni ka rrezik të sjellë probleme, por ja si do jeni me financat

Horoskopi/ Plutoni ka rrezik të sjellë probleme, por ja si do jeni me financat

DASHI

Sot do ju ndodhe diçka e veçante juve qe jeni ne një lidhje dhe zemra do ju rrahe akoma me fort se me pare. Përgatituni sepse këtë gjë as nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë. Beqaret do e gjejnë shpirtin binjak, por do preferojnë te presin ende edhe pak për te hedhur hapa me tej. Buxheti nuk do jete as shume i mire as shume i keq, por me pak maturi mund t'ia dilni mbanë.

DEMI

Dite e mërzitshme ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Shpesh do ndiheni keq pranë partnerit dhe mund te mendoni te bëni edhe një pushim për disa kohe. Për çdo gjë duhet te merrni vendime se bashku. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe jeta do ju ndryshoje për mire. Edhe ne planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe do ndiheni për mrekulli.

BINJAKET

Nëse i përkushtoheni sa duhet partnerit tuaj sot, marrëdhënia ne çift do jete edhe me e mire. Ndjenjat duhet t'i shprehni ashti si do i keni ne zemër. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri, megjithatë fale ngarkesës ne pune nuk do e mbajnë mendjen atje. Ne planin financiar do i keni mendimet shume te qarta dhe do hidhni hapat e duhura.

GAFORRJA

Sot ka rrezik te tundoheni nga disa persona te rinj qe do takoni dhe mund ta tradhtoni atë qe keni ne krah. Ky ne fakt do jete një gabim qe do sjelle pasoja për te ardhmen. Beqaret do kalojnë një dite interesante edhe pse nuk do fillojnë një lidhje. Nëse ne planin financiar keni probleme, prisni edhe pak dite qe t'i rregulloni ato. Sot nuk duhen ndërmarrë rreziqe.

LUANI

Edhe pa folur do i kuptoni shume mire ndjenjat e njeri-tjetrit sot dhe marrëdhënia ne çift ka për te qene akoma me e mire. Shfrytëzojeni çdo sekonde deri ne maksimum. Beqaret ka rrezik te bëjnë edhe sakrifica ekstreme vetëm për ta gjetur shpirtin binjak, por jo te gjithë do ja arrijnë qëllimit. Me shpenzimet tregohuni sa me te arsyeshëm dhe nuk do keni probleme.

VIRGJERESHA

Çdo gjë do ece ashtu si ishte menduar sot ne jetën tuaj ne çift. Me partnerin do keni një marrëdhënie te shkëlqyer dhe aspak problematike. Beqaret me mire le presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa me rëndësi pasi sot nuk është ende çasti i duhur. as ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe pasi nuk ka ardhur ende momenti. I duruari, i fituari.

PESHORJA

Dite mjaft harmonike do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do dini si te dashuroheni me partnerin dhe emocionet do jene me te forta nga sa mendonit. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje me dike dhe ka gjasa t'i refuzojnë kategorikisht te gjitha ftesat. Financat do jene tej mase te qëndrueshme pasi se fundmi keni ditur te bëni një menaxhim te shkëlqyer.

AKREPI

Merkuri do ndikoje negativisht tej jeta juaj sentimentale sot. Ne disa momente mundet edhe te acaroheni me disa gjera qe do ju thotë partneri dhe mund te keni debate te ashpra. Beqaret do bëjnë mire te pranojnë te njihen me persona te rinj, por jo te hedhin hapa te nxituara. Buxhetin duhet ta keni me tepër kujdes ne mënyrë qe gjendja te mbetet sa me e qëndrueshme.

SHIGJETARI

Jeta juaj ne çift do jete mjaft e bukur sot dhe ne disa momente do ju duket sikur asgjë nuk është reale. Ne fakt përpjekjet e te dy palëve kane bere qe te krijohet një klime e tille. Beqaret do fiksohen keq pas krijimit sa me te shpejte te një lidhjeje dhe ka rrezik te bëjnë gabime te renda. Ne planin financiar nuk do keni probleme aspak, përkundrazi mund te ketë edhe ndonjë përmirësim te vogël te situatës.

BRICJAPI

Plutoni ka rrezik te sjelle probleme ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do josheni tej mase fizikisht nga dikush dhe ka rrezik ta tradhtoni partnerin. Beqaret duhet te bëjnë kujdes me personat me te cilët do shoqërohen sepse nuk do jene te gjithë te përshtatshëm. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe nuk do neglizhoni asgjë. Gjendja ka për te qene e shkëlqyer.

UJORI

Jeta juaj ne çift ka për te qene shume e mire sot dhe ne çdo moment keni për te përjetuar vetëm emocione te këndshme. Beqaret me ne fund do i mendojnë gjerat me seriozisht dhe di fillojnë te kërkojnë dashurinë e madhe. Aventurat kalimtare do bëhen pjese e se shkuarës. Me financat çdo gjë ka për t'iu ecur për mrekulli dhe do i zgjidhni edhe disa probleme.

PESHQIT

Jeta juaj ne çift ka për te ecur ne drejtimin e duhur gjate kësaj dite dhe ne çdo moment do përjetoni emocione pozitive. Beqaret nga ana tjetër nuk duhet ta kërkojnë shume larg dashurinë sepse ajo do jete me pranë tyre se kurrë ndonjëherë. Qe financat te mbeten te qëndrueshme edhe pas kryerjes se disa investimeve te nevojshme do ju duhet te këshilloheni me specialistet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë