Horoskopi/ Shpenzime dhe plane afatgjata me partnerin, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ditën e sotme

Horoskopi/ Shpenzime dhe plane afatgjata me partnerin, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ditën e sotme

Foto ilustruese

DASHI
Ditë e mirë për ata që janë në një lidhje. Edhe pse do jeni pak kapriçozë partneri do iu kuptojë dhe do ua plotësojë dëshirat. Situata financiare do fillojë të konsolidohet.

DEMI
Nëse jeni në çift do filloni të bëni projekte afatgjata me partnerin tuaj. Do kujdeseni shumë për lidhjen që keni krijuar dhe ai që keni në krah do e çmojë shumë gjithë këtë. Klimë kryesisht e ngrohtë pritet edhe për financat.

BINJAKET
Disa debate të vogla mund ta prishin pak qetësinë e jetës suaj në çift sot. Tregohuni të kujdesshëm me çdo gjë që do thoni. Financat nuk do jenë të qëndrueshme. Mundohuni t’i lini për më vonë shpenzimet sepse mund të keni probleme.

GAFORRJA
Ditë e qetë dhe e mbushur me sensualitet kjo për ata që janë në çift. Pasioni do iu pushtojë hera herës dhe do iu duket vetja sikur jeni në ëndërr. Me financat tregohuni më të arsyeshëm që të mos keni probleme.

LUANI
Jeta në çift do jetë paksa delikate sot. Tregohuni shumë të kujdesshëm dhe mos bëni asgjë që mund ta acarojë atë që keni në krah. Financat nuk do ndikohen aspak nga planetët dhe çdo gjë do jetë në dorën tuaj.

VIRGJERESHA
Nëse jeni në një lidhje do kujdeseni më shumë se kohët e fundit për atë që keni në krah. Do e përforconi lidhjen dhe do ndiheni më së miri. Maturia do jetë e nevojshme me financat.

PESHORJA
Në planin sentimental do jetë një ditë e mrekullueshme kjo e sotmja. Yjet iu premtojnë një klimë të ngrohtë dhe të mbushur me emocione. Në planin financiar duhet të shmangni investimet e mëdha sepse situatat nuk do jenë aq të qëndrueshme.

AKREPI
Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën në çift, sot më në fund do filloni t’i mendoni gjërat seriozisht dhe të kuptoni çfarë doni në të vërtetë. Kujdes me operacionet e mëdha financiare nëse doni të ruani ekuilibrin.

SHIGJETARI
Nuk do jeni me humor shumë të mirë sot dhe kjo mund të shkaktojë debate në çift. Do bëni disa gabime për të cilat do pendoheni shpejt por mund të jetë vonë. Ndryshoni mënyrën e menaxhimit të financave nëse doni të stabilizoni buxhetin.

BRICJAPI
Jeta juaj në çift do mbrohet gjatë gjithë kohës nga planetët. Do bashkëpunoni më tepër me partnerin dhe komunikimi do shtohet akoma më tepër. Në punë duhet t’iu dilni para problemeve dhe t’i zgjidhni jo të fshiheni.

UJORI
Do jeni më të qartë me veten tuaj sot dhe do flisni më hapur me atë që keni në krah. Do shpenzoni pa menduar fare gjatë kësaj dite dhe financat do kenë disa tronditje të vogla.

PESHQIT
Klima e ngrohtë dhe e qetë në çift do vazhdojë edhe gjatë kësaj dite. Yjet do iu mbështesin në çdo moment dhe do iu bëjnë të ndiheni më së miri. Edhe në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja