Një ngjarje horror është shënuar mbrëmjen e kaluar në Itali. Një mjeke 51-vjeçare është sulmuar dhe përdhunuar brutalisht për orë të tëra, në vendin e punës.

“Il giornale” shkruan se mjekja është përdhunuar nga 26-vjeçari Alfio Cardillo, që jeton në Santa Venerina (Cantania).I riu ka tyer pajisjet e operacionit, duke shkatërruar orenditë e kabinetit dhe përdhunuar disa herë mjeken.

Gruaja ka arritur të shpëtojë nga “kthetrat” e të riut rreth orës 02:30 të mëngjesit, teksa ka shpërthyer në britma. Kanë qenë qytetarët ata që kanë dëgjuar zërin e saj dhe kanë lajmëruar menjëherë karabinierët. Këta të fundit kanë shpëtuar mjeken, duke arrestuar sulmuesin, i cili po tentonte të largohej.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com