Një ngjarje horror është raportuar nga mediat greke, teksa një nënë shqiptare ka vrarë foshnjën e saj të porsalindur dhe e ka hedhur në koshin e plehrave. Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa autorja e krimit është një 19-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila është arrestuar dje, në ditën ndërkombëtare të nënës.

Ngjarja bëhet akoma më tragjike, pasi mediat raportojnë se 19-vjeçarja është ndihmuar nga nëna e saj për të kryer krimin e rëndë. Ato kanë deklaruar para autoriteteve se ky ishte një fëmijë i padëshiruar, ndaj dhe i kanë marrë jetën.

E reja ka rrëfyer krimin horror para policisë, duke treguar se e kishte mbytur fëmijën me kordonin e kërthizës në vaskë dhe më pas ja ka dhënë të ëmës trupin e tij për ta hedhur.

Më tej, ajo ka treguar se me të dashurin e saj ishte njohur nga ‘Facebook’, por nuk ishte e sigurt nëse fëmija ishte i tiji apo jo. 19-vjeçarja ishte përpjekur të ndalonte shtatzëninë, por nuk ja kishte dalë, ndaj dhe pas lindjes ajo ka ndërmarrë aktin tragjik.