SHBA/ Punonte si dado dhe abuzoi seksualisht me 17 fëmijë, dënohet me 707 vite burg 34-vjeçari

SHBA/ Punonte si dado dhe abuzoi seksualisht me 17 fëmijë, dënohet me 707 vite burg 34-vjeçari

Kujdestari i fëmijëve, Matthew Zakrzewski

Një burrë nga Kalifornia, SHBA, i cili punonte si dado për fëmijët, është dënuar me 707 vite burg pasi ka abuzuar me më shumë se dhjetë fëmijë.

Matthew Zakrzewski, 34 vjeç, u shpall fajtor për 34 krime, duke përfshirë abuzim me fëmijë, e cila përfshinte ngacmimin e 17 djemve të rinj nën kujdesin e tij, tha Zyra e Prokurorit të Qarkut Orange.

Zakrzewski kreu krimet e tij të tmerrshme gjatë tre viteve nga janari 2014 deri në maj 2019. Viktimat e tij të reja varionin nga mosha 2 deri në 12 vjeç, raporton New York Post.

“Unë krenohesha që u bëja buzëqeshje fëmijëve tuaj dhe të gjitha kohët e mira që kaluam  ishin 100 për qind të vërtetë”, tha Zakrzewski përpara se gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Orange County, Kimberly Menninger t’i lexonte atij vendimin.

Burri u shpall fajtor për 34 akuza për krime në tetor, ku më pas u përball me një dënim maksimal prej 690 vjetësh deri në përjetësi plus tetë vjet.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik