PRISHTINË - Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, nënshkruan sot marrëveshjen FATCA, (Foreign Acount Tax Compliance Act - Ligji për Pajtueshmërinë mbi Tatimin e Llogarive të Jashtme të SHBA-së).
Sipas KosovaPress, ministri i Financave Avdullah Hoti vlerësoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka për qëllim lehtësimin dhe zbatimin e ligjit për Pajtueshmërinë mbi Tatimin e Llogarive të Jashtme të SHBA-së, e cila synon luftimin e evazionit fiskal përtej SHBA-ve.
Ministri Hoti gjithashtu u shpreh se kjo marrëveshje i obligon institucionet financiare raportuese në Kosovë për mbledhjen e informacioneve të përcaktuara në marrëveshje në lidhje me të gjitha subjektet e raportimit të SHBA-së dhe shkëmbimin ndërshtetëror.
Ndërsa Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson u shpreh se nënshkrimi i sotëm i kësaj marrëveshjeje shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e vendeve tona që të punojnë bashkërisht në luftimin e evazionit fiskal "tej oqeanik", nga ana e shtetasve apo banorëve të Shteteve të Bashkuara, një synim nga i cili përfitojnë të dyja vendet tona./ATSH/
/Shqiptarja.com