Hoti: Integrimi i tregut është hapi i parë drejt pajtimit politik të rajonit

Hoti: Integrimi i tregut është hapi i parë drejt pajtimit politik të rajonit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ‘’Vjena dialogu për të ardhmen 2020’’ me moton “Ekonomia takon politikën në botën digjitale’’.

Hoti, u shpreh se pavarësisht situatës së pandemisë, Kosova ka vijuar angazhimet për të realizuar agjendën , duke vendosur theksin tek tregu i përbashkët rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nëpërmjet një statusi në Facebook Hoti shkruan se :

"Integrimi i tregut është hapi i parë drejt pajtimit politik të rajonit.

Sot mora pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ‘’Vjena, dialogu për të ardhmen 2020’’ me moton ‘’Ekonomia takon politikën në botën digjitale’’.

Në këtë forum u diskutua kryesisht për nevojën për mobilizim të ri në botën digjitale, sfidat dhe mundësitë për ekonominë e rajonit. Përkundër pandemisë Covid-19, Kosova ka vazhduar angazhimet konkrete për të realizuar agjendën evropiane, me theks të veçantë në Tregun e Përbashkët Rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Besoj fuqishëm se pas zotimeve në Samitin e Sofjes, javën e kaluar, integrimi i tregut është hapi i parë drejtë pajtimit politik të rajonit. Qëndrueshmëria ekonomike dhe sociale është kyqe për zhvillimin afatgjatë dhe integrimin në BE të gjithë rajonit.

Kosova është e vendosur për të promovuar marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike dhe politike dhe presim qasje konstruktive nga të gjitha palët, sidomos nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina. Bashkëpunimi multilateral siç është Tregu i Përbashkët Rajonal, promovon dhe përmirëson sigurinë në rajon, qëndrueshmërinë politike dhe bashkëpunimin ekonomik."

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik

Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik