Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me transferimin e 2 milionë eurove, ku theksoi se Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është krye të aktiviteteve për t’u siguruar që sistemi informativ i menaxhimit të financave të Kosovës është i mbrojtur.
“Mashtruesit dhe keqpërdoruesit brenda sistemit publik, brenda institucioneve nuk kanë për të pasur vend, do të dalin mbi sipërfaqe si minjtë kur t’ju hynë ujin përfundi”, ka deklaruar Hoti.
Ai i ka bërë këto komente pas lajmit se një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G, dyshohet se ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), me bazë në Llapushnik, fshat në Komunën e Gllogocit, 30 kilometra larg Prishtinës.