Ambasadori Hovenier: Agjentë të FBI-së janë angazhuar në hetime, pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë sot se agjentë amerikanë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) janë të angazhuar drejtpërdrejt në Kosovë, në hetimet për të gjetur fajtorët mbrapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Kanali i Ibër-Lepencit është sulmuar më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.
Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
Hovenier, ambasador në shkuarje, ka thënë në një intervistë për televizionin Klan Kosova, se hetimet për të gjetur përgjegjësit janë duke vazhduar dhe SHBA-ja po ndihmon në këtë proces.
“Kemi sjellë mbështetjen e FBI-së këtu në Kosovë për të punuar drejtpërdrejt me kohë të plotë me autoritetet për zbatim të ligjit, për të identifikuar përgjegjësit”, ka thënë Hovenier, i cili e ka dënuar edhe një herë sulmin.
Aktualisht, ai ka thënë se nuk mund të përcaktojë se kush është mbrapa sulmit. Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.
Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm që e ka konsideruar terrorist, ndërsa Beogradi zyrtar ka mohuar gjithçka.
Për autoritetet e Kosovës ky ka qenë sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99, dhe që dëmet shkojnë në rreth 400.000 euro.
Edhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Alexander Kasanof, i ka thënë Zërit të Amerikës se SHBA-ja dënon sulmin në shkallën më të lartë.
“Ajo që mund të them është që akte të tilla janë jo vetëm të tmerrshme por janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet dhe i refuzojmë në mënyrën më të forte”, ka thënë mes tjerash Kasanof.
Përveç SHBA-së, sulmin e ka dënuar ashpër edhe Bashkimi Evropian./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.9%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 558
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kenia njohu pavarësinë e Kosovës, reagon Serbia: Shkelje e kartës së OKB, akt armiqësor ndaj nesh
26 Mars, 22:21
-
Premtimi ende i parealizuar i Presidentit Trump për paqen në Ukrainë
26 Mars, 21:35
-
Iu shmang seancës për masakrën e Gërdecit, Mediu foto nga restoranti me një kongresmen: Folëm për zgjidhjen e konflikteve në Serbi e Bosnjë
26 Mars, 21:34
-
Skandali me rrjedhjen e informacionit në grupin e mesazheve, Rubio: Dikush bëri një gabim të madh
26 Mars, 21:28
-
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe Hashim Thaçin, por i kishte zbuluar
26 Mars, 19:43
-
Rutte: Katër ushtarë amerikanë kanë vdekur në Lituani, pas stërvitjeve
26 Mars, 19:20
-
Rusia kushtëzon zbatimin e armëpushimit të pjesshëm me Ukrainën, Lavrov: Duam garanci që Kievi do respektojë pikat e marrëveshjes, SHBA t’i bëjë presion Zelenskyt
26 Mars, 18:30
-
‘Një kompani kineze rekruton ish-punonjës federalë amerikanë të pushuar nga Trump’, alarm për të dhënat e ndjeshme
26 Mars, 18:15
-
Shabani: Biznesmeni afër PD e këshilltari i opozitës po grabisin pronat e banorëve në Shkodër! Kulluri: Opozita pronare e gjysmës së kullave në Tiranë (Ironizon dhe Nokën)
26 Mars, 17:49
-
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Gjykata Supreme rrëzon ankimimin e Vetëvendosjes për votimin me postë, i hap rrugë çertifikimit të rezultateve nga KQZ-ja
26 Mars, 17:38
-
Presidenti Trump nuk heq dorë nga ‘aneksimi’ i Groenlandës: Do ta marrim
26 Mars, 16:57
-
Kurti bie pre e 'kurthit' të dy komedianëve rusë, mendoi se po flet me presidentin letonez: Grenell është homoseksual! Qeveria e Kosovës: Incident fatkeq (VIDEO)
26 Mars, 16:33