TIRANE - Analistët Artan Hoxha dhe Ylli Rakipi kanë kundërshtuar sonte njeri -tjetrin lidhur me lëshimin apo jo të PD-së nga Berisha në duart e Lulzim Bashës së sapozgjedhur kryetar. Hoxha shprehu bindjen se Basha do ta merrte edhe "de facto" atë parti në duar, kurse Rakipi shprehu dyshimet e tij lidhur me natyrën e ish-kryetarit Berisha.
Dy analistët u ulën sonte në tryezën e debatit "5 Pyetje nga Babaramo" të kolegut të tyre Ilir Babaramo dhe komentuan zgjedhjet e fundit në PD dhe zhvillimet politike të momentit, po njëra prej pyetjeve që Babaramo ngacmoi tek të ftuarit ishte: "A do t'ia delegojë Berisha, z.Basha, partinë, tani pas fitores?
Analisti Rakipi tha: "Varet sesi do ta përdorë partinë e vet, Berisha, tani pas fitores së Bashës. Me sa e njoh unë,është mjaft e vështirë që ai t'ia delegojë partinë në masë shumë të madhe, z.Basha."
Por, analisti Hoxha gjykoi të kundërtën. Sipas tij, Basha ishte nga ata që kishte treguar se i kryente mirë detyrat e veta. Sipas Hoxhës, logjika e Berishës është e kuptueshme: "Një zgjidhje do ishte që Berisha të dilte në jetën private, por a do reshtnin pyetjet në do dilte vërtet ai në jetën private... Megjithatë, unë mendosj se Basha do jetë edhe "de jure" edhe "de facto", kryetar i partisë, sepse Berisha ka një pozicion tjetër.
Unë ndaj mendimin se Berisha delegon kompetenca dhe nuk lë vakum. Nëse sheh se dikush nuk i ka zbatuar detyrat, ai i mbush vetë. Atyre që ka vërejtur se e bëjnë punën, ai jep edhe hapësirë shtesë, por vakuum nuk le, hapësirë boshe nuk le për atë që nuk bëhet. Pra, ose do ta bësh ti që ta ka deleguar atë kompetencë, ose do ta bëjë vetë.
Basha ka qënë nga ato persona që e ka mbushur tërë kompetencën e vet me profilin e vet dhe mendoj se nuk do jetë nga ata që nuk do e realizojë detyrën e vet. Ata janë kombimimi më optimal i tërë trashëgimisë politike, i të vjetrës me të renë e Partisë Demokratike,"- deklaroi ai.

(Në foto: Artan Hoxha dhe Ylli Rakipi në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo")
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com