Inspektorati i Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës ka vijuar dje me prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Inspektorati ka ndërhyrë dje për të prishur një shtesë pa leje në katin e shtatë të një pallati në rrugën “Naim Frashëri”.
Drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Florenc Hoxha ka garantuar se me forcën e ligjit, do të goditet çdo tentativë e ndërtimit pa leje.
“Duke marrë shkas nga shqetësimet e banorëve të pallatit, ne po ndërhyjmë sot (dje) me forcën e ligjit për të goditur këtë objekt, i cili është ndërtuar në kundërshtim me ligjin“ deklaroi Florenc Hoxha.
/Shqiptarja.com