Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të hapë së shpejti një thirrje publike për të ndërtuar një rezervë të strukturuar profesionistësh që do të ftohen të kontribuojnë në politikën e jashtme.
Sipas njoftimit në rrjetin X, kjo nismë do të përfshijë ekspertë të certifikuar, angazhim sipas nevojave dhe forcim të diplomacisë.
Për krijimin e kësaj nisme renditen 4 arsyet e mëposhtme:
“Sepse bota është gjithnjë e më dinamike dhe komplekse
Kërkohet reagim i shpejtë dhe ekspertizë e specializuar
Diplomacia moderne kërkon fleksibilitet dhe inovacion
Projekti ynë madhor – integrimi evropian kërkon -energji, talent e përkushtim të shtuar”, thuhet në postim.
Pjesë e saj mund të bëhen profesionistë shqiptarë nga vendi e bota të fushave:
Marrëdhënie ndërkombëtare
E drejta
Ekonomia
Siguria
Komunikimi publik
Diplomacia dixhitale
Përzgjedhja do të kryhet e bazuar te meritokracia, verifikimi dhe certifikimi personal profesional, angazhim për periudha të caktuara sipas nevojës.
Nisma synon:
-Forcimin e kapaciteteve të politikës së jashtme
-Përfaqësim më dinjitoz në arenën ndërkombëtare
-Mbështetje konkrete për antarësimin në BE
Detajet e mëtejshme do të publikohen së shpejti në faqen zyrtare të ministrisë.
Komente












