Hoxha: Presioni për derbin është te Tirana, nuk e kam menduar asnjëherë veten bardheblu

Hoxha: Presioni për derbin është te Tirana, nuk e kam menduar asnjëherë veten bardheblu

Kapiteni dhe portieri i Partizanit, Alban Hoxha

Kapiteni dhe portieri i Partizanit, Alban Hoxha, në intervistën e dhënë sot për mediat në ambientet e klubit të kuq, ka folur për derbin e së premtes kundër Tiranës. “Gardiani” i demave ka deklaruar se presioni në këtë sfidë është nga ana e bardhebluve, të cilët nuk fitojnë prej 13 ndeshjesh. Më tej 30-vjeçari shtoi se nuk e ka menduar ndonjëherë të veshë fanellën e Tiranës, ndërsa për sa I takon së ardhmes Hoxha u shpreh se me shumë mundësi do ta mbyllë te Partizani.

Ndryshimet me sezonin e kaluar
“Shiritin nuk ma hoqën por e lashë vetë pasi pati një keqkuptim mes meje dhe drejtorit Moxhi. Sivjet është ndryshe pasi me trajnerin dhe drejtorin flasim gjëra që atëherë nuk mundeshim pasi Moxhi më shumë nuk ishte i pranishëm sesa ishte. Sivjet është shumë ndryshe pasi po stërvitemi mirë dhe është formuar një frymë në grup dhe ky mendoj se është ndryshimi”.

Reagimet ndaj të tretëve
“Partizani nuk ka reaguar për të gjetur fajtorin pasi të gjithë e kanë parë që na kanë ngrënë hakun. Kemi vendosur që të mos merremi më me askënd pasi bëhesh i bezdisshëm duke thënë arbitri, arbitri. E pamë edhe në Laç që na u mohua një penallti megjithatë nuk është se folëm. Ndoshta kjo është më e mira që të punosh dhe mos të merresh me arbitrat”.

Ndryshimet nga derbi i mëparshëm?
“Nuk mund ta them se kush është më i fortë ky Partizan apo Partizani i mëparshëm. Ne do të hyjmë për të dhënë maksimumin ën derbi dhe mund të dalim shumë më mirë. Këtu dihet që nëse fiton një derbi je më i miri dhe nëse humbet nuk bën më. Ne do të mundohemi të fitojmë dhe ju të thoni fjalët më të mira për ne. Unë dua t’i motivoj lojtarët siç bën trajneri apo kapiteni, por edhe më të vjetrit në klub. Shumica e dinë dhe e kanë përjetuar si është derbi e të tjerët kanë dëgjuar. Deri të premten kemi kohë për të treguar më shumë për derbet”.

“Thembra e Akilit” te Tirana
“Jo vetëm Tiranën por çdo ekip e studiojmë me trajnerin dhe ndihmësin dhe po shohim ku janë pikat e forta dhe të dobëta dhe shpresojmë t’i gjejmë ato pika që ne duam”.

Mungesa e derbit vjet
“Është e vërtetë që është ndeshja më e bukur e kampionatit shqiptar dhe të gjithë duan ta shijojnë. Mua më bëhet qejfi që është Tirana dhe të bëhet derbi, të ketë konkurrencë dhe të bëhemi vitrina për ato që na shohin ën Botë. Kam dëshirë që si derbi të jenë edhe ndeshjet e tjera, pasi në stadiume vijnë shumë pak tifozë.

Frika nga Tirana?
“Nuk mund ta them unë nëse kemi apo jo frikë, por ne jemi më të qetë. Nuk kemi presion se duhet ta fitojmë derbin se s’bën pasi e dimë vetë këtë gjë. Presioni është te ata sepse kanë shumë derbi pa fituar”.

Dy ish-dinamovitë në portë
“Nuk e kam menduar ndonjëherë veten me fanellën e Tiranës, por futbollit nuk i dihet. Sot jam këtu nesër mund të jem diku tjetër. Jam i përqendruar te Partizani dhe do të jem për shumë vite. Dinamo dhe shumë klube i mungojnë futbollit shqiptar si Elbasani, zemra e Shqipërisë apo edhe Besa skuadra ku kam luajtur. Do të më bëhej qejfi që Dinamo të ngjitet në Superiore”.

Renditja
“Në gjithë këto vite që kemi luajtur, klasifikimi nuk është marrë parasysh. Nuk do të thotë se renditemi më mirë, por kemi grup dhe frymë më të mirë për të fituar këtë derbi”, u shpreh Hoxha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja

Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja