Hoxhaj:Bashkëpunim me Malin e Zi
dhe Shqipërinë në rrugën drejt BE

Hoxhaj:Bashkëpunim me Malin e Zi<br />dhe Shqipërinë në rrugën drejt BE
PRISHTINE - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë takimeve të ndara ditën e sotme me Ministren e Integrimit të Shqipërisë, Klajda Gjosha, si dhe Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Rasko Konjeviç, theksoi angazhimin e qeverisë së Kosovës për përmbushjen e axhendës integruese evropiane.

Në takimin me ministren Gjosha, Hoxhaj vlerësoi marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar vullnetin për zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit, veçanërisht në proceset integruese evropiane. Hoxhaj kërkoi përkrahjen e vazhdueshme të Shqipërisë në proçeset integruese, përmes shkëmbimit të përvojave në këtë rrugë.

Nga ana e saj ministrja Gjosha, vlerësoi progresin që po arrin Kosova, duke shprehur vullnetin e qeverisë shqiptare për thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në proçeset e reformave për anëtarësim në BE.

Ndërkohë gjatë takimit me ministrin Konjeviç, ministri Enver Hoxhaj shprehu vullnetin e qeverisë së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit dhe fqinjësisë konstruktive me Malin e Zi.

Ndërsa nga ana e tij ministri i Konjeviç, po ashtu theksoi vullnetin e qeverisë malazeze për fuqizimin e shkëmbimeve me Kosovën.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)