Hoxhaj: Javën e ardhshme priten
njohje të reja për kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme pritet të ketë njohje të reja për Kosovën.
PRISHTINE- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme pritet të ketë njohje të reja për Kosovën.
Pas pjesëmarrjes në Samitin vjetor Franko-Afrikan që u mbajt në Paris dhe pjesëmarrjes në Samitin e 40 të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), që u mbajt në shtetin Guinea Conakry të Afrikës, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, thotë se disa vende anëtare të OBI-t do të marrin vendim për njohje të Republikës së Kosovës.
“Gjatë këtyre ditëve kam marr pjesë në dy takime të mëdha multilaterale, së pari kam marr pjesë në takimin në Francë dhe pastaj në Afrikë. Në Samitin vjetor Franko-Afrikan pata mundësinë të takohem me tetë ministra të vendeve, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, përderisa në takimin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Guinea Conakry kam takuar 28 ministra të cilët kanë qenë të pranishëm në këtë konferencë. Organizata për Bashkëpunim Islamik i ka 57 vende, nga to janë edhe më tej 22 vende që nuk e kanë njohur Kosovën. Mund të them se kam pasur mundësinë t’i takojë përfaqësuesit e 20 vende mosnjohëse. Jam shumë i sigurt se gjatë javëve të ardhshme, muajve të ardhshëm, këto vende të cilat i kam takuar, nga të cilat kam kërkuar ta njohin Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, të cilave ua kam dorëzuar zyrtarisht kërkesat për njohje, se pse një vend duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të marrin vendim për njohjen e Kosovës. Besoj se gjatë javës mund të kemi lajme pozitive nga këto vende të cilat do ta bëjnë publik vendimin e tyre për njohje të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka bërë me dije se takimet që ka pasur me shumë personalitete të larta të këtyre shteteve ishin shumë cilësore. “Shumica e ministrave të këtyre shteteve, që i kam takuar, e kuptojnë të drejtën e popullit të Kosovës për pavarësi. E kuptojnë se procesi i njohjes është i pandalshëm dhe kam marr premtime konkrete që disa nga këto vende do ta njohin vendin tonë”, ka thënë Hoxhaj.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
14.8%
-
Pak
11.1%
-
Aspak
74.1%
Vota total: 81
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump: Bllokimi i urdhrit për mosmarrjen e shtetësisë përmes lindjes do të apelohet
24 Janar, 16:33
-
Tiranë/ Edukatorja dhunoi 3-vjeçarin, në hetim bashkëshorti i saj pasi kërcënoi babanë e të miturit
24 Janar, 16:23
-
Sadushi në ceremoninë e hapjes së vitit gjyqësor në Itali: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve
24 Janar, 16:22
-
Temperaturë e lartë e vështirësi në frymëmarrje, gripi bën njerëzit për spital! Mjekët: Pacientë me bronkite e pneumoni
24 Janar, 16:15
-
Osimhen në telashe serioze, gazetari e akuzon: Më rrahu dhe kërcënoi se i bëra foto në klub nate
24 Janar, 16:03
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Bashkia e Fierit hap kanalin, dëmton rrjetin e Ujësjellësit! Banorët e Martines në protestë: Ujë vjen i ndotur në çezma
24 Janar, 15:55
-
Filloni ditën tuaj me mëngjes të shëndetshëm dhe reduktoni rrezikun e diabetit
24 Janar, 15:55
-
Financuan blerjen e mbi 7 tonë drogë nga Kolumbia për në Spanjë, EUROPOL godet kartelin shqiptar në Dubai! U sekuestruan 6,5 mln euro cash dhe 4 mln euro në makina e bizhu (VIDEO+FOTO)
24 Janar, 15:46
-
'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim
24 Janar, 15:45
-
1/3 e aplikimeve refuzohen, debat në KQZ për diasporën: Merrini në telefon dhe sqarojini për gabimet
24 Janar, 15:44
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43