Hoxhaj merr mbështetje në Romë
për investimet, vizat dhe MSA-në
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar në Romë me homologen e tij Federica Mogherini, pak javë pas emërimit në krye të diplomacisë italiane dhe formimit të qeverisë së re. Ata kanë folur kryesisht për ekonominë, vizat dhe për negociatat e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
ROMË- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar në Romë me homologen e tij Federica Mogherini, pak javë pas emërimit në krye të diplomacisë italiane dhe formimit të qeverisë së re. Ata kanë folur kryesisht për ekonominë, vizat dhe për negociatat e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
Kryediplomati Hoxhaj e ka informuar homologen Mogherini për të arritjet e Kosovës në planin ekonomik, të sundimit të ligjit, dialogun me Serbinë dhe në procesin e integrimeve evropiane, veçmas liberalizimin e vizave dhe MSA-në.
Me theks të veçantë, Hoxhaj është ndalur në mundësinë e rritjes së investimeve italiane në Kosovë dhe organizimin e një Samiti të përbashkët Kosovë-Itali për shkëmbimet ekonomike e tregtare, për çfarë edhe ka marrë mbështetjen e Italisë.
“Sot kisha një takim të shkëlqyeshëm me ministren e Jashtme të Italisë, ku pata mundësinë të diskutojmë për tri çështje me rëndësi. E para, se si të kemi sa më shumë investime nga Italia në Kosovë dhe besoj që në një të ardhme të afërt do ta organizojmë një Samit të përbashkët Itali-Kosovë. Së dyti, si ta kemi mbështetjen e Italisë në procesin e liberalizimit të vizave dhe së treti, ta kemi mbështetjen italiane për përmbylljen e negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe nënshkrimin e saj. Në të tri këto çështje ne siguruam mbështetjen e plotë të Italisë”, ka thënë Hoxhaj.
Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini, vendi i së cilës merr kryesimin e BE-së pas dy muajsh, shprehu përkushtimin e Italisë për ta përkrahur Kosovën në perspektivën evropiane.
“Është ekstremisht e qartë për ne që ta tregojmë mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën. Për ne është ekstremisht i rëndësishëm procesi i dialogut, dhe i reformave që Kosova ka ndërmarrë dhe për këtë jemi shumë të interesuar ta mbështesim Kosovën në këtë drejtim. Njëkohësisht duam të shohim sa më shumë marrëdhënie të forcuara me BE-në dhe ne jemi gati për ta bërë këtë gjatë presidencës italiane që do të jetë edhe fokusi ynë”, ka thënë ministrja Mogherini.
Pas takimit, të dy ministr at kanë nënshkruar Marrëveshjen për pranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim, ndërsa në proces janë edhe disa marrëveshje përfshirë edhe njohjen e patentë shoferëve të Kosovës në Itali.
Në vizitën dyditëshe në Itali, ministri Enver Hoxhaj ka qëndruar edhe në Vatikan për të lobuar për njohjen e Kosovës.
Marrë nga Kosovapress
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
27.6%
-
Njësoj
15.7%
-
Më keq
56.7%
Vota total: 4559
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eliminimi nga CL/ Orges Shehi 'sms' klubit: Duhet ndërhyrje në merkato, peng ndeshja e parë
1 Gusht, 22:50
-
'Lojtarët gabuan', Edlir Tetova pas eliminimit nga CL: Egnatia ishte në presion, s'e di pse
1 Gusht, 22:38
-
Si funksionoi në praktikë këmbimi i të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë
1 Gusht, 22:32
-
Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit
1 Gusht, 22:11
-
Këshilltari i Vjosa Osmanit tregon çfarë ndodhi në aeroport: Pala maqedonase mori çantën personale të presidentes, por telefoni nuk u dorëzua
1 Gusht, 21:59
-
Futbolli shqiptar dështim në Evropë, Egnatia dhe Partizani eliminohen nga Conference League
1 Gusht, 21:58
-
Incidenti i presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, zv.kryeministri i Maqedonisë: Ishte keqkuptim
1 Gusht, 21:36
-
Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, Gazment Bardhi sulmon SPAK: Drejtësi selektive, fsheh përfshirjen e Ballës
1 Gusht, 21:22
-
'Dhunohet' Vjosa Osmani, sigurimi i Aeroportit të Shkupit tenton t'i marr celularin! Presidenca: E paprecedente
1 Gusht, 21:22
-
Spektakël në SHBA, Milani mposht minimalisht Real Madridin
1 Gusht, 21:08
-
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! Humb jetën shoferi
1 Gusht, 21:03
-
Nikoll Lesi: Fiksimi i Edi Ramës dhe pse Berisha mbetet Sali
1 Gusht, 20:59