Hoxhaj në OKB kërkon zhvarrimin
e shqiptarëve nga varrezat në Serbi 

Hoxhaj në OKB kërkon zhvarrimin<br />e shqiptarëve nga varrezat në Serbi 
Në seancën e Këshillit të OKB-së, po merr pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai mori fjalën, menjëherë pas përfaqësuesit të Serbisë, Ivica Daçiq, duke nisur fjalimin e tij me një falënderim për Bashkësinë Ndërkombëtare, për të cilën tha se Kosova nuk do të mund ta arrinte këtë storie të suksesshme pa mbështetjen e Bashkësisë Kombëtare.

Duke folur kështu për zgjedhjet e fundit, krijimin e qeverisë së re, njohjet e fundit që kanë ardhë për vendin tonë, ai po ashtu ka përmendur edhe anëtarësimet e Kosovës nëpër organizata rajonale e ndërkombëtare, duke thënë se kjo e ka fuqizuar rolin e Kosovës.

Në fjalimin e ministrit në detyrë Hoxhaj, ka zënë vend edhe presionin që po i bëhet EULEX-it nga komunat veriore të Kosovës dhe qytetarëve që jetojnë aty.

“Qeveria e Kosovës dënon ashpër presionin ndaj stafit të EULEX-it. Ne ndajmë shqetësimin serioz se autoritetet e Serbisë nuk janë përpjekur edhe aq që të zbatojnë marrëveshjet e arritura”, ka thënë Hoxhaj, gjatë fjalimit të tij.

Por përkundër kësaj, Hoxhaj ka thënë se janë shprehur të gatshëm që të vazhdojnë dialogun me Serbinë deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve, duke sugjeruar që dikur do të duhej të nënshkruhej një traktat paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Por njëri ndër shqetësimet kryesore të ministrit Hoxhaj, kanë qenë edhe personat e zhdukur dhe varrezat e shqiptarëve të vrarë në Rashkë.

“Derisa unë flas para jush, ekziston një qytet në Serbi me emrin Rashkë ku janë të varrosur të vrarët e luftës në Kosovë. Mbi këtë varr janë ndërtuar ndërtesa. Por ky nuk është varri i vetëm i gjetur në Serbi. Ne i bëjmë apel Serbisë që të ndërmarrin masa që të arrihet deri te zhvarrimi i trupave të varrezës së Rashkës. Çdo vonesë e zbardhjes së fatit të pagjeturve, zgjat më tutje dhimbjen e familjarëve të tyre. Dua të sjell në vëmendjen tuaj se kanë qenë të vrarë rreth 15 mijë qytetarë civilë gjatë luftës”, ka thënë Hoxhaj, i cili po ashtu ka përmendur edhe dhunën që është bërë ndaj femrave gjatë luftës në Kosovë./Kosovapress/

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje