PRISHTINË, 20 Shtator/ATSH-B.Jashari/.- Ngjarje kthese dhe moment i së vërtetës, vlerësohet vizita e Atit të Shenjtë, Papa Françesku të dielën në Shqipëri, nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
"Vizita e Atit të Shenjtë, Papa Françesku në Shqipëri është një ngjarje kthese dhe moment i së vërtetës për atë se si Vatikani i sheh shqiptarët në Ballkan. Eshtë njohje për trashëgiminë e krishterë dhe europiane. Vlerësim për Shqipërinë si vend të harmonisë, bashkëjetesës dhe tolerancës fetare", thekson ministri i Jashtëm kosovar.
Kosova, vijon Hoxhaj, i është mirënjohëse Selisë së Shenjtë për mbështetjen e palëkundur gjatë historisë dhe në periudha më të vështira të sundimit otoman, regjimeve serbe dhe Jugosllavisë.
"Ne jemi falendërues për bashkëpunimin institucional që ka sot Republika jonë me Selinë e Shenjtë. Disa herë kam qëndruar në Vatikan ku kam takuar Ministrin e Shtetit për Marrëdhënie me Shtete, Monsinjor Mamberti dhe njohja e Kosovës nuk do të vonohet!", sapo shkruan ministri Hoxhaj në Facebook./m.m/
/Shqiptarja.com