Hoxhaj reagon ndaj Spindeleggers:
Humbësi përkrah humbësin

Hoxhaj reagon ndaj Spindeleggers:<br />Humbësi përkrah humbësin
KOSOVE- Ministri i Jashtëm i Kosovës, njëherësh nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj Zv.kancelarit të Austrisë njëherësh kryetar i Partisë Popullore të Austrisë për letrën dërguar LDK-së.
 
Politikani Hoxhaj sipas gazetës austriake njihet për gjuhën e tij të butë, por kësaj radhe ka përdorur fjalë shumë të ashpra, duke thënë se ndihet i befasuar dhe shumë i zemëruar me një sjellje të tillë të politikanit austriak.
 
Hoxhaj për prestigjiozen austriake “Die Presse” ka kritikuar Spindeleggers duke thënë se ai është një humbës klasik i zgjedhjeve dhe e ka uruar po një humbës në Kosovë siç është Isa Mustafa, ashtu siç edhe do të jetë më 8 Qershor.
 
“Spindeleggers është një humbës klasik i zgjedhjeve në Austri ashtu siç është Isa Mustafa dhe kjo nuk do të ndryshoj asgjë edhe me përkrahjen e Spindeleggers dhe partisë së tij. Humbësit e zgjedhjeve e mbështesin njëri-tjetrin. Veprimi i Spindeleggers ka qenë i gabuar dhe padyshim që ky veprim do ta zbeh imazhin e Austrisë në Kosovë” citohet të ketë thënë Hoxhaj.
 
Po ashtu, gazeta citon Hoxhaj të deklaroj se ky veprim i Spindeleggers është një ndërhyrje në procesin zgjedhor. Ditë më parë, Spindeleggers i ka dërguar një letër përkrahjeje LDK-së për zgjedhjet e së dielës që ka nxitur edhe reagimin e nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Marrë nga "Kosova Press"
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë