TIRANË - Me ftesë të Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, mbërrin sot për një vizitë zyrtare dyditore në Tiranë Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Jashtme shqiptare, nesër në orën 9.00, Ministri Hoxhaj do të zhvillojë bisedime zyrtare me Ministrin e Jashtëm z. Haxhinasto. Pas bisedimeve, të dy ministrat do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në Fushën e Përfaqësimit Konsullor. Në vijim në orën 10.10-10.30 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(aq/shqiptarja.com)












