Hoyt Brian Yee, zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë do të jetë nga 2018-a, ambasadori amerikan në Maqedoni shkruajnë mediat maqedonase.

Mediet citojnë burime nga DASH, që sipas tyre, Hoyt Yee do  të zërë vendin e Jess Baily, i cili prej dhjetorit të 2014 mban postin e ambasadorit të SHBA në Maqedoni.

Emërimi i Yee në Maqedoni si ambasador vlerësohet si konfirmim i angazhimit të shtuar të SHBA në Ballkan.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për emërimin e Hoyt Brian Yee si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.

Hoyt Yee është diplomat me eksperiencë për Ballkanin, dhe e ka filluar karrierën e tij në vitet 1990.

Er.K/Shqiptarja.com