/ATSH-Gjergji Mima/ - Në vijim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, u prit në takime të veçanta nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit.
Ministri Tahiri u prit nga Zyrtari i Lartë për Çështjet e Evropës, Hoyt Yee, të cilin e informoi në lidhje me rezultatet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Hoyt Yee u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë arritjet e Shqipërisë, si një aleat dhe partner në luftën kundër krimit të organizuar.
Në takim, zyrtari i Departamentit të Shtetit, Hoyt Yee, i shprehu ministrit Tahiri shqetësimin për sulmet me eksploziv të para pak ditëve në Tiranë, të cilat cënuan familjen e ministrit, si dhe shprehu gadishmërinë për të ndihmuar maksimalisht Shqipërinë.
Gjithashtu, zyrtari i lartë i DASH veçoi si tepër të rëndësishëm rolin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Zyrtari Yee nënvizoi si domosdoshmëri që në Shqipëri të ketë solidaritet dhe angazhim të përbashkët politik në luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa shtoi se publikisht mbështesin masat e qeverisë për luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Zyrtari i Lartë për Çështjet e Evropës vlerësoi se Shqipëria ka bërë punë të jashtëzakonshme në rrugën drejt integrimit evropian, që u shoqërua me marrjen e statusit të vendit kandidat.
Në vijim, ministri Tahiri u takua edhe me Këshilltarin e Lartë për Çështjet e Refugjatëve, Jonathan Winer.
Winer i shprehu ministrit Tahiri shqetësimin për sulmet e fundit me eksploziv që prekën edhe familjen e tij, ndërsa e siguroi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht Shqipërinë.
Në takim u bisedua për angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, ku zyrtari Ëiner dhe ministri Tahiri ndanë të njëjtin qëndrim për nevojën e rritjes së kapaciteteve në kufi në të gjithë rajonin, përfshi edhe Shqipërinë, pasi radikalistët mund të përpiqen të përdorin vendet e Ballkanit si tranzit për në vendet e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe më tej.
/Shqiptarja.com