Huamarrja, Komisioni i Ekonomisë
rrëzon dekretin e Presidentit Nishani

Huamarrja, Komisioni i Ekonomisë<br />rrëzon dekretin e Presidentit Nishani
Komisioni i Ekonomisë ka ridiskutuar çështjen e shumëpërfolur të huamarrjes. Edhe njëherë palët patën qëndrime të ndryshme në lidhje me kthimin për rishqyrtim që presidenti Nishani I bëri këtij ligji.

Ministri financave Shkëlqim Cani ritheksoi se me këto ndryshime krijojnë lehtësira në daljen në tregjet ndërkombëtare, ndërsa akuzat e presidenti se merren më shumë kompetenca Cani I konsideroi të pavërteta , pasi për marrëveshje mbi kufirin e borxhit do të jetë kuvendi që do vendosë.

“Ligji për buxhetin e vitit 2015 ka dhënë kufizimet e duhura për këdo, do me falni por në këtë rast edhe për juve si deputet nëse nuk do të ndërroni këtë ligj. Pra askush në Republikën e Shqipërisë nuk mund të luajë me nivelin e borxhit jashtë ndryshimeve të ligjit bazë për buxhetin e vitit 2015 .”- tha Shkëlqim Cani.

I ashpër në qëndrim ishte deputeti demokrat Ridvan Bode, sipas të cilit qëndrimi I presidentit është për t'u vlerësuar, ndërsa mazhoranca sipas tij po anashkalon kushtetutën me një ligj që I jep më shumë kompetenca ministrisë së financave.

“Për shkak të një përcaktimi të nenit 156 të kushtetutës duhet të gjitha marrëveshjet që mbartin detyrime financiare për shtetin shqiptar që janë marrëveshje ndërkombëtare duhen shqyrtuar në parlament.”- tha Ridvan Bode.

Relatori i çështjes deputeti socialist Anastas Angjeli, tha se argumentet e presidentit për kthimin e këtij ligji nuk janë shterues, por kanë pamjaftueshmëri argumentesh. Duke sjellë rrëzimin e dekretit të presidentit Nishani. Por pavarësisht këtij debate që është përsëritur disa herë në komisionin e ekonomisë, pritet që dekreti I presidentit të votohet në parlament dhe ligji të hyjë në fuqi automatikisht.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Raporti i ISW: Ndalimi i përdorimit të armëve perëndimore nga SHBA në Rusi, po dëmton mbrojtjen e Kievit

Raporti i ISW: Ndalimi i përdorimit të armëve perëndimore nga SHBA në Rusi, po dëmton mbrojtjen e Kievit