"Huffington Post": Korrupsioni
në Shqipëri, Supermen ku je?

në Shqipëri, Supermen ku je?">
UASHINGTON - Për gazetën amerikane "Huffington Post", beteja ndaj korrupsionit në Shqipëri është barrë shumë e rëndë, e këtë, ironia e titullit të zgjedhur për artikullin kushtuar Shqipërisë e dëshmon qartë: 'Për të luftuar korrupsionin në Shqipëri, Supermen, ku je?", shkruhet në një shkrim të analistit për zhvillime ndërkombëtare, Fron Nahzi, si per të treguar se vetëm një supernjeri mund ta zgjidhë problemin kronik.

Kryeministri i posazgjedhur Edi Rama ka trashëguar një qeveri dhe në përgjithësi një vend në prag të kolapsit social dhe financiar. Partia Demokratike, siç theksohet në shkrim, i ka shteruar financat shtetërore, forcoi lidhjet mes qeverise e mafies dhe krijoi një shtet të drejtuar sipas ligjit të vet.

Për të rimbushur llogarite e zbrazura të Shqipërisë dhe për të tërhequr investimet e nevojshme të huaja, Ramës do t'i duhet ta kthejë luftën kundër korrupsionit në prioritetin e tij kryesor. Por do t'i duhet ndihmë, sipas Huffington Post, që vlerëson se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të përfshihen në mënyrë aktive, t'i japin fund tifozllëkut për qeverisje të mirë e të bashkojnë forcat për të frenuar tentakulat e mafies shqiptare.

Artikulli citon një kabllogram të ambasadës amerikane të vitit 2009, publikuar nga Wikileaks, i cili detajonte korrupsionin në nivelin më të lartë dhe i përshkruante disa liderë shqiptarë si "shkelës ligji të kthyer në ligjvënës".

Për zhbërjen e nyjës gordiane kryeministrit të ri, nëse do të zgjedhë rrugën e reformave rrënjësore, do t'i duhet mbështetje ndërkombëtare, vazhdon shkrimi, ndërsa thekson rëndësinë kyçe të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në vend.


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë