Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka habitur me përgjigjen që i ka kthyer HuffPost se përse u zgjodh Budapesti për takimin e radhës mes Donald Trump dhe Vladimir Putinit.

“Mamaja jote e bëri.”, ishte përgjigjia e Leavitt, shkruan HuffPost, duke shtuar se morën një reagim edhe nga Drejtori i Komunikimit, Steven Cheung, i cili pas një minute iu shkroi: “Nëna jote”.

Pyetja për Budapestin u bë për shkak se kryeqyteti hungarez ishte vendi i Memorandumit të Budapestit të vitit 1994, në të cilin Ukraina hoqi dorë nga mijëra armë bërthamore që kishte trashëguar pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në këmbim të garancive se Rusia do të respektonte integritetin territorial të Ukrainës.

Putini e shkeli atë premtim me pushtimin dhe aneksimin e Krimesë në vitin 2014, me ofensivën e tij ushtarake dhjetëvjeçare në rajonin e Donbasit dhe më pas me pushtimin e tij të plotë në vitin 2022.