KUBE - Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez ka mbërritur sërish në Kubë për t’iu nënshtruar një trajtimi tjetër mjekësor. Prej disa muajsh Chaves po merr një kurë të specializuar për shkak të një tumori. Chavez, 58 vjeç, i cili sapo ka fituar një mandat të tretë në detyrë, është operuar dy herë nga një lloj tumori i pazbuluar, e diagnostikuar në qershor të 2011-s.
Zëdhënësi i presidentit Chavez ka deklaruar se ai nuk do të ketë nevojë më për kimioterapi, por për një lloj trajtimi rigjenerues për shkak të lodhjes gjatë fushatës të vështirë presidenciale në tetorin e kaluar.
Kryetari i Asamblesë Kombëtare Diosdado Cabello, një aleat i Chavez, lexoi letrën e shkruar nga ky i fundit, në të cilën ai kërkonte lejen për t'u kthyer në Kubë për një trajtim hiperbarik të oksigjenit.
Chavez është parë për herë të fundit në media 15 nëntorin e kaluar në një takim me ministrat e vendit.
Venezuela zë një vend kyç në Amerikën e Jugut dhe veçohet me eksportimin e naftës në kontinent dhe eksportimi i aluminit, çelikut, kafesë dhe kakaos në vendet partnere të tregtisë si SHBA-ja, Kolumbia, Meksika, Gjermania dhe Japoni.
(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com