Hulumtimi i ri trondit Maqedoninë:
Shqiptarët janë 875 mijë, ose 47.5%

Hulumtimi i ri trondit Maqedoninë:<br />Shqiptarët janë 875 mijë, ose 47.5%
Gazeta InfoPress duke iu referuar një historiani, i cili ka bërë hulumtime disa vjeçare se sa shqiptarë jetojnë në Maqedoninë, shkruan se shqiptarët janë 875 mijë, ose 47.5%.
 
Ai ka thënë se maqedonasit me qëllim nuk e tregojnë të vërtetën, sepse sipas tij maqedonasit nuk janë më shumë se 30 përqind.
 
Ky hulumtim pritet që shumë shpejt të botohet me fakte historike dhe dokumente që deri tani nuk i ka ditur publiku.
 
Në muajt e fundit Maqedonia është përfshirë nga debatet, ndërsa në parlament u dhunua lideri i një prej partive shqiptare, pasi deputetët e partisë së Gruevskit kundërshtonin faktin që kryetar i Kuvendit të ishte një shqiptar.
 
Ndërsa aktualisht është miratuar nga qeveria projektligji për zyrtarizmin e gjuhës shqipe, i cili pritet që të sjellë një tjetër debat të fortë në Kuvend. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë