Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Shkodër – Tiranë, ku një këmbësor ka mbetur i vdekur, pasi është goditur nga një automjet që sapo ka ndodhur ngjarja është larguar me shpejtësi.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës” teksa këmbësori ka qenë duke ecur në rrugë, por që papritur është goditur nga automjeti që dyshohet se ishte duke qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes menjëherë dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që ende nuk është identifikuar viktima, por as automjeti që ka shktuar aksidentin.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com