TIRANË - Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në rrugën e Prushit pasi teksa ngiste një motor është aksidentuar me një makinë.
Gjithashtu, si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital 22-vjeçarja me incialet A.Gj., e cila udhëtonte në motor me 40-vjeçarin B.T. që humbi jetën.
Drejtuesi i automjetit, me inicialet F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në rrugën e Prushit, automjeti me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjeria në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
Komente










