TIRANË - Rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet. 

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, Olton Xhambeu, rreth 38 vjeç. 

Drejtuesit e 2 automjeteve, me inicialet Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të metejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.