Humb jetën në moshën 106 vjeçare
sekretarja e djallit nazist Goebbels

Humb jetën në moshën 106 vjeçare<br />sekretarja e djallit nazist Goebbels
Gjermani-Humb jetën në moshën 106 vjeçare Brunhilde Pomsel, ish sekretarja e ministrit të propagandës naziste Joseph Goebbels një nga kriminelët më të mëdhenj të luftës në shek. e 20.

Lajmi u dha nga regjizori Krones, autor i dokumentarit “Një jetë gjermane”.

Në dokumentar gruaja ka rrëfyer historinë e saj dhe vitet kur ka shërbyer në hirearkinë më të lartë naziste.

Pomsel ka treguar se ajo nuk ishte në dijeni të masave që merreshin ndaj hebrenjve.

Sipas regjizorit gruaja u nda nga jeta në 27 janar, pikërisht ditën kur bota përkujton viktimat e Holokaustit.

Pomsel u lind në Berlin në 1911, fillimish punoi për një avokat me origjinë hebreje dhe më pas si daktilografiste për një udhëheqës të ekstremit të djathë. Dhe më pas ka punuar si sekretare e Ministrit të Propaganës Goebbels.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, ajo u dënua me 5 vite burgim në Bashkimin Sovjetik. Pas dënimit u kthye në Gjermani ku nisi të punonte në radio dhe u martua.
 
Kur mbushi 100 vjec, në vitin 2011, ajo u shpreh: “Nuk ndiej asnjë ndjenjë faji.Nëse unë jam fajtore atëherë i tillë është edhe populli gjerman”.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje