Shënohen dy aksidente në Durrës, dy të plagosur dhe një i vdekur

Shënohen dy aksidente në Durrës, dy të plagosur dhe një i vdekur

Foto ilustruese

Humb jetën një 45-vjecar tek mbikalimi i Shën Vlashit në Durrës. Sipas policisë 45-vjeçari me iniciale Sh.Z 45-vjeç ishte duke drejtuar motorin e tij dhe duke humbur drejtimin del nga rruga.

Menjëherë pas aksidentit ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Durrësit, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka munduur të mbijetojë.

Aksidenti tjetër është shënuar në lagjen Nr. 17 në Durrës, ku 19-vjeçari me iniciale G.Sh ka aksidentuar një këmbësor me iniciale H.B 72 vjeç, i cili po kalonte rrugën.

Si pasojë e aksidentit kanë ngelur të plagosur drejtuesi i motorit, pasagjeri 18 vjeç me iniciale R.H dhe dhe 72 vjeçari këmbësor. Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po meret me zbardhjen e ngjarjeve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari