Një finlandez ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Sarandës. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin e quajtur Martti Juhani Leskinen, i cili sipas bluzave të bardha të Sarandës ka pësuar hemoragji cerebrale.
Bashkëshortja e 63-vjeçarit ndërkohë ka kërkuar që varrimi i finlandezit të bëhet në Sarandë. Sakaq spitali ka sqaruar se trupi i pajetë do të niset në Tiranë për ekspertizën mjeko-ligjore.
Nuk përjashtohet mundësia që 63-vjeçari mund të ketë qenë me koronavirus, por gjithsesi analizat do bëhen për të hequr çdo dyshim.