SHKODËR- Një 59-vjeçar me iniciale M.R, ka humbur jetën në fshatin Dajç të Shkodrës pasi u rrëzua nga motoçikleta me të cilën ishte duke udhëtuar.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 17:40 kur 57-vjeçari nga fshati Suka Dajç humbi kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës së tij, për pasojë është rrëzuar, çka ka rezultuar fatale dhe jetën.
Aktualisht grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Komento