Një aksident ka ndodhur sot në BathoreTiranë, ku shtetasi Z.D , gjatë drejtimit të automjetit të tij dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës e si pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një fëmijë 2 vjeçar, i cili ishte pasagjer. I mituri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit