Një makinë security e policisë private është përfshirë në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Paulesh. Për shkak të shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa u bë e mundur largimi i mjetit në mënyrë që të lirohej rruga për qarkullimin e mjeteve në këtë aks rrugor.
Komento