Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, aksidentohet polici 58-vjeçar në Elbasan

Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, aksidentohet polici 58-vjeçar në Elbasan

Foto ilustruese

Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të premte në aksin e rrugës nacionale Elbasan- Librazhd ku makina ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Mësohet se konkretisht aksidenti ka ndodhur në fashtin Xibrakë, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte dhe për pasojë është përplasur me një nga bordurat e rrugës nacionale. Gjithashtu bwhet me dije se i aksidetuari i identifikuar është një efektiv policie Ymer Gripshi, 58 vjeç punonjës në komisariatin e Peqinit .

58-vjeçari në kohën e ndodhjes së aksidentit ka goditur me makinën të cilën po drejtonte murin anës malit. efektivi i policisw është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën .

Policia po heton për ngjarjen, ndërsa dyshimet paraprake janë se punonjësi i policisë ka qenë i dehur ç'ka është bërë shkak për aksidentin.

Njoftimi i policisë Elbasan:

Në aksin rrugor Elbasan- Librazh, në fshatin Xibrak, shtetasi Y.G., banues në Peqin, duke drejtuar mjetin, ka dalë nga rruga, si pasojë është aksidentuar vet drejtuesi i mjetit, i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit , jashtë rreziku per jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier