Një drejtuese mjeti ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me shtyllën elektrike në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Mabe të Lezhës.

Nga aksidenti raportohet se ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar në njerëz. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.