Jezus Pane, 26 vjeç nga Tirana, banues në Allias, Tiranë, humbi kontaktet që prej datës 21 prill 2023 me familjen e tij. Atë ditë doli nga shtëpia me një biçikletë blu dhe familjes i tha se do të shkonte në Lezhë tek një shoku i tij, por pa dhënë emra konkretë. Pas apelit në Report Tv, 26-vjeçari u gjet në qytetin e Lezhës. 

Familja raportoi se kohët e fundit ka qenë i shqetësuar, por nuk ka probleme të shëndetit mendor apo konflikte me ndonjë person. Nuk është i martuar dhe nuk ka fëmijë.

Familja ka bere denoncim në Komisariatin nr. 4 në Tiranë. Policia ka thënë se nuk është i ndaluar në asnjë komisariat dhe nuk rezulton në asnjë spital.

Në foton e mëposhtme është xhupi që ai kishte veshur kur është parë për herë të fundit.