Humbën banesën nga tërmeti, nga data 10 nëntori hidhet shorti publik për ndarjen e shtëpive dhe apartamenteve në bashkinë Krujë

Humbën banesën nga tërmeti, nga data 10 nëntori hidhet shorti publik për ndarjen e shtëpive dhe apartamenteve në bashkinë Krujë

Lagje e rindërtuar në Fushë-Krujë

KRUJË- Në datën 10, 11 dhe 12 nëntor do të hidhet shorti publik për ndarjen e shtëpive dhe apartamenteve të rindërtuara pas tërmetit në tre njësi administrative të bashkisë Krujë.

Në njësinë Administrative Bubq shorti do të hidhet duke filluar nga ora 09:00, pranë Palestrës së Shkollës "Selman Daci".

Sakaq në njësinë Administrative Fushë Krujë me datë 11.11.2021, duke filluar nga ora 09:00, pranë Pallatit të Kulturës.

Ndërsa në njësinë Administrative Thumanë me datë 12.11.2021, duke filluar nga ora 09:00, në ambientet e Shkollës "Ramazan Jangozi".

Sipas bashkisë shorti konsiston në një përzgjedhje rastësore nga ana e përfituesve të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak sipas llojit të banesës përkatese takuese.

'Në mbështetje të VKM Nr 592 datë 13.10.2021 "Për disa shtesa në VKM nr 904 datë 24.12.2019" Për caktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindertimit", me qëllim realizimin në mënyrë transparente, mosdiskriminues, të aksesueshëm dhe të kuptueshëm":

NJOFTOJMË:

1.Hedhjen e shortit publik, për përfituesit, me qëllim akomodimin në njësite e banimit në objektet e reja, apartamente dhe njësi individuale, të ndërtuara në zonat e reja për zhvillim si vijon:

Njësia Administrative Bubq me datë 10.11.2021, duke filluar nga ora 09:00, pranë Palestrës së Shkollës "Selman Daci". Njësia Administrative Fushë Krujë me datë 11.11.2021, duke filluar nga ora 09:00, pranë Pallatit të Kulturës. Njësia Administrative Thumanë me datë 12.11.2021, duke filluar nga ora 09:00, në ambientet e Shkollës "Ramazan Jangozi".

2.Shorti konsiston në një përzgjedhje rastësore nga ana e përfituesve të miratuar me Vendim të Keshillit Bashkiak sipas llojit të banesës përkatese takuese.

3.Ky njoftim, bashkë më listën e përfituesve të miratuar me Vendim Këshilli Bashkiak do të publikohet në ambjentet e Bashkisë Krujë dhe Njësive përkatëse Administrative, në faqen zyrtare të Bashkisë ëëë.kruja.gov.al, dhe ne mediat vizive.

4.Përfituesit do të njoftohen shkresërisht nga Njesia Administrative përkatëse ku do të përcaktohen nënndarjet e orareve sipas rradhës së përfituesve duke filluar nga struktura 1 + 1 apartament.'- njofton bashkia e Krujës.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë