ELBASAN- Një javë pasi një inxhinier dhe një minator humbën jetën në një minierë në Librazhd, Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e arrestit me burg për pronarin e galerisë. Kështu, Gjykata e Elbasanit, ka lënë në fuqi pretencën e Prokurorit të çështjes, i cili i ka kërkuar gjykatës këtë masë arresti për të provuar fajesinë e pronarit Agim Yzo.
I arrestuari Agim Yzo, 46 vjeç është pronari i kompanisë "Yzo sh.p.k", i cili kishte marrë me konçension minierën e Librazhdit.
Sipas policisë, në këtë minierë mungonin kushtet e sigurisë së punëtorëve në punë.
Në 5 nëntor, 2 minatorë humbën jetën brenda minierës.
Viktimat ishin Drini Bogdani inxhinier miniere dhe Haki Danga, minator. Shkak i vdekjes së tyre ka qenë asfiksimi si pasojë e shpërthimit të gazit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vdekja e minatorëve në Librazhd, arrestohet pronari i firmës