Humbën shtëpitë nga rrëshqitja e dheut, kryeministri publikon foto nga gëzimi i 28 familjeve në Gramsh: Strehë të re dhe të sigurt

 Humbën shtëpitë nga rrëshqitja e dheut, kryeministri publikon foto nga gëzimi i 28 familjeve në Gramsh: Strehë të re dhe të sigurt

Foto nga momenti kur shohin banesën e re

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me gëzimin e 28 familjeve në fshatin Kodër Zgjupë në Gramsh, që tashmë kanë një strehë të re dhe të ngrohtë.

Kryeministri ka shpërndarë fotografi nga momenti kur familjet shohin për herë të parë banesa të reja, larg ankthit nga rrëshqitja e tokës, siç është shprehur edhe ai.

Trualli në fshat do të vijojë t’ju mbetet banorëve për të kultivuar produkte bujqësore, por jo për ndërtim, për shkak të rrezikut që zona paraqet.

“Mirëmëngjesi dhe me gëzimin e 28 familjeve të fshatit Kodër Zgjupë në Gramsh, tashmë me një strehë të re, më komode e të sigurt, duke i dhënë fund ankthit nga rrëshqitjet e tokës, ju uroj të diel të qetë.”, shkruan ai.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat