Ka humbur jetën minatori Qazim Likmetaj, një nga pesë minatorët që janë plagosur me datë 22.02.2018 në minierën e Shën Gjunit, në Klos. 

Pas ngjarjes në minierë, kompania ku punonte ka deklaruar se avaria është shkaktuar nga pakujdesia e dy prej punonjësve të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e sigurisë në punë dhe se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, sot njëri prej tyre ka humbur jetën në spital.

 

d.gj/ Shqiptarja.com