Humbet jetën prej një ataku
kardiak “Zonja e hekurt” e Indisë

Humbet jetën prej një ataku<br />kardiak “Zonja e hekurt” e Indisë
Jayaraman Jayalalithaa, një nga politikanet më popullore dhe më të fuqishme të Indisë ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.
 
Jayalalithaa ishte një aktore filmash që më pas arriti të bëhej një politikane shumë e suksesshme.
 
Gjatë karrierës së saj si politikane, ajo arriti të merrte 5 mandate si shefja e qeverisë së shtetit të Tamil Nadu prej 1991 – 2016.
 
Përkushtimi i madh që ajo kishte për mbështetësit e saj bëri që shumë shpejtë të njihej me emrin “nënë” në të gjithë Indinë.
 
Ndërkohë me bërjen publik të lajmit për ndarjen e saj nga jeta me mijëra mbështetës janë mbledhur nëpër rrugët e kryeqytetit Chennai.
 
Në Indi qeveria qendrore ka vendosur dita e martë të shpallet festë kombëtare në shenjë respekti për Jayalalithaa, ndërkohë që në Tamil Nadu do të mbahen 7 ditë zi në nderim të kujtimit të saj.
 
[gallery]20028[/gallery]

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës