Pro Piacenza u përjashtua nga Seria C pasi humbi me një rezultat të thellë 0-20 në fushën e AC Cuneo. Ekipi italian i kategorisë së tretë kishte shkuar në fushën mikpritëse me vetëm 7 lojtarë të cilët ishin adoleshentë dhe për kapiten kishin 18 vjeçarin Nicola Cirigliano, i cili kishte edhe rolin e trajnerit.
Lega Pro, organi drejtues i Serisë C, vendosi të skualifikojë nga liga ekipin Pro Piacenca, pasi konstatoi shkelje të shumta nga ekipi ku më e rënda ishte, që asnjëri nga lojtarët që luajti kundër ndaj Cuneos nuk ishte i rregjistruar si lojtar i skudrës.
Klubi, i cili mban fundin e renditjes tabelare të Seria C po përballet me probleme të rënda financiare, nga shkaku i të cilave nuk ka paguar pagat e lojtarëve, stafit profesional dhe të personelit.
Pro Piacenza u gjobit me 20.000 euro nga organet drejtuese të cilët deklaruan për ekipin që ka vënë në rrezik reputacionin e futbollit Italian.